Zhduket në Greqi biznesmeni i njohur shqiptar, ja personi i fundit që takoi(Detaje)

Një biznesmen shqiptar është zhdukur që prej së dielës së javës në kaluar në ishullin Rodos të Greqisë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për shqiptarin Zani Topalli, 46 vjeç. Sipas policisë, makina e biznesmenit u gjet e hapur dhe pa çelësa në Kalythies.

Advertisements

Personi i fundit me të cilin ka pasur kontakt 46-vjeçari është kamerieri në një restorant, aty ku Topalli kishte drekuar në pranë edhe të dy shqiptarëve të tjerë dhe një djali të vogël.

Sipas mediave në Greqi, Zani Topalli kishte për të mbledhur shumë borxhe dhe së fundmi ishte përkushtuar intensivisht për këtë.

Advertisements

Një ditë pasi u zhduk, ai pritej të takonte pronarin e një hoteli, i cili kishte për t’i dhënë rreth 30 mijë euro.

Artikulli paraprakJorida Tabaku: 1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Për kë po qeveris Rama?!
Artikulli tjetër“Po zienin makarona”, 4 shqiptarët kapen duke u kujdesur për fermën e kanabisit në Britani(Emrat)