Babë e bir nga Rodosi kanë dalë sot para gjykatës pasi vranë pabesisht biznesmenin shqiptar Xhani Topallin të cilit i kishin borxhë mijëra euro.
Advertisements
Autorët janë pronari i hotelit 53-vjeç dhe djali i tij, 20-vjeç.
Sot familjarë dhe miq të viktimës janë mbledhur para gjykatës dhe në momentin kur kanë mbërritur dy të arrestuarit kanë bërtitur të irrituar: “Të kalben në burg”.
Advertisements
Komandanti i Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez, z. Kazamias, ka tentuar të qetësojë familjarët e Xhani Topallit, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në zonë për të shmangur incidentet e mundshme.
Biznesmeni shqiptar kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 28 gusht, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pas disa ditësh kërkime.