Një tjetër kallëzim penal është depozituar në SPAK ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Advertisements
Këtë herë paditësi është avokati Idajet Beqiri që ka kallëzuar Metën dhe Kryemadhin për disa vepra penale mes të cilave “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Sipas avokatit, anëtarët e familjes Meta kanë marrë një sërë trajtimesh estetike në një klinikë VIP-ash në San Marino. Bëhet fjalë për klinikën Domus Medica, në San Marino, Itali, shumë të kushtueshme.
Advertisements
“Nga kërkimet e bëra më rezulton se personazhe të cilët kanë marrë trajtimet e këtij spitali janë edhe ish-Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë znj. Monika Kryemadhi dhe fëmijët e tyre” –thuhet në kallëzim.
Ndër të tjera në kallëzim përmendet edhe një nga ndërhyrjet estetike të Monika Kryemadhit, e cila ka paguar nga një llogari anonime nga një bankë ofshore në Qipro mbi 280 000 euro.
Nga ana tjetër, për Ilir Metën thuhet se doktor Gerhard Prager ka ndjekur trajtimin e tij për dobësim në mënyrë private në Departamentin e Obezitetit në Spitalin e Vienës. Shpenëzimet, thuhet në kallëzim nuk janë deklaruar në ILDKPI ndaj krijohet dyshim i arsyeshëm se dhe këto ndërhyrje janë financuar nga llogari offshore.
“Po kështu shtetasi Ilir Meta rreth vitit 2013-2014 ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në Vjenë, e cila i ka shërbyer për t’u dobësuar. Këto ndërhyrje janë kryer nga shefi i pavionit të obezitetit në Spitalin e Vjenës, doktor Gerhard Prager.”-thuhet në kallëzim. “Ndërhyrjet e kryera në vitin 2013-2014 nuk rezulton të jenë deklaruar si shpenëzim i kryer në deklaratat periodike vjetore të viteve 2013-2014, pra është shpenëzim i padeklaruar në ILDKPI nga subjekti deklarues Ilir Meta, për këtë të krijohet dyshim i arsyeshëm se dhe këto ndërhyrje janë financuar nga llogarioffshore ndaj ja bashkangjisim këtij kallëzimi”-vijon më tej kallëzimi.
Kujtojmë se në qershor të këtij viti, ish-deputeti Halit Valteri depozitoi në SPAK një kallëzim penal për Ilir Metën, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe Vangjel Tavon. Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.