Policia ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht vëllain e tij.
Advertisements
Në pranga mësohet se ka rënë H.XH., 58 vjeç, banues në fshatin Greshticë, të Mallakastrës.
Policia thotë se ai ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, duke e goditur atë me sende të forta.
Advertisements
Gjendja e të plagosurit nuk dihet ende, e as motivet e konfliktit mes dy vëllezërve.
Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.