“Vdiq vetë”/ Thrilleri në Kamzë, gruaja i dha fund jetës prej burrit që e rrihte për 30 vite, vëllezërit hapën arkivolin dhe panë shenjat

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e djeshme nga policia, e cila bën me dije se një 55-vjeçare në zonën e Frutikulturës, në Kamzë, është vetëvarur në banesën e saj.

Advertisements

Nga verifikimet sipas policisë ka rezultuar që 55-vjeçarja dyshohet të jetë vetëvarur në datën 4 Shtator rreth orës 15:00.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar bashkëshortin e viktimës, 56-vjeçarin Shefqet.L, raporton Gazeta Express-Shqipëri. Sipas bluve, bashkëshorti nuk e ka kallëzuar ngjarjen në polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve iu ka thënë se 55-vjeçarja ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Advertisements

Denoncimi i familjarëve

Policia e Tiranës sqaron se u vu në lëvizje për këtë ngjarje pas kallëzimit të bërë nga familjarët e viktimës. Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, por familjarët e saj e kanë denoncuar vdekjen në polici më 5 shtator.

Familjarët kanë parë shenjat në trupin e viktimës ndaj kanë lajmëruar policinë. 56-vjeçari burri i të ndjerës është ndaluar nga policia nën dyshimin për veprat penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nuk dihet ende se përse ai e ka fshehur ngjarjen.

Dëshmitë e të afërmive-çfarë ndodhi ditën e funeralit

Gazeta Express ka mësuar nga të afërm dhe njerëz pranë familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë se kemi të bëjmë me episode të vazhdueshme dhune nga ana e bashkëshortit kundrejt të ndjerës.

“Ka 30 vjet që ha bukë e gjak ajo e shkreta”, tha dëshmitarja për Gazetën Express.

Ashtu si policia e cila ndaj 56 vjeçarit ka ngritur akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe të afërmit dyshojnë se ai e ka detyruar të varë veten të ndjerën. Ai ka bërë çdo përpjekje që vdekja e gruas te të afërmit të shihet si natyrale por është zbuluar në ditën e funeralit mëson Gazeta Express-Shqipëri. Kanë qenë vëllezërit e të ndjerës ata që kana hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë. Menjëherë më pas kanë lajmëruar policinë.

“Për fat të keq ajo grua u vra nga dora e burrit që ushtronte dhunë ndaj saj prej sa e sa vitesh. Vëllezërit e saj gjatë varrimit kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë dhe kanë lajmëruar poilicinë. Si shkaktar është arrestuar burri i saj”, tha ajo për Gazetën Express.

Madje një tjetër dëshmitar shprehet se bashkëshorti kishte paguar edhe morgun që të plotësonte letrat sikur ishte vetëvrarë.

“Burri i të ndjerës kishte paguar morgun që të plotësojë letrat sikur është vetërarë. E tmerrshme çfarë o ndodh në atë vend”, shton ai për Express.

/Gazeta Express

Artikulli paraprakDel vendimi/ Gjykata e pranon: Frrok Çupi është spiun i ‘Sigurimit’ të Shtetit
Artikulli tjetërBora Zemani surprizohet me lule dhe dhurata, por nga kush(Foto)