Ulje temperaturash dhe reshje shiu në disa zona, mësoni si do jetë moti sot

Moti këtë të premte do të jetë me kthjellime dh ulje temperaturash. Në zonat veriore priten reshje shiu ne formën e shtrëngatave.

Advertisements

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për ditën e Premte parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike për vendin tonë.

Në këtë mënyrë moti në zonën e qendrës dhe atë të jugut parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Advertisements

Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijes bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtesi deri ne 12-15m/sek. Valezimi ne dete i forces 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 14 deri 30°C

në zona e ulëta 16 deri 33°C

në zona bregdetare 18 deri 31°C

Artikulli paraprakZhdukja e Ervis Martinaj, ministri Çuçi jep detaje: Po hetohen disa pista, por…
Artikulli tjetërNga paratë tek flamujt, lutjet dhe hini, ja si do ndryshojnë simbolet mbretërore pas vdekjes së Elisabeth II