Prej disa minutash ka nisur në ambasadën e Republikës Islamike në Tiranë zhvendosja e sendeve të diplomatëve, të cilët priten të largohen nga Tirana, pasi qeveria shqiptare shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.
Advertisements
Në ambientet e ambasadës që ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti” shihet një dritë në formë flake në ambientet e brendshme të godinës. Nuk dihet ende se çfarë po ndodh aty, por raportohet se po digjen dokumente.
Advertisements
Gjithashtu mësohet se dy oficerë policie, një i repartit “Shqiponja” dhe tjetri i Forcave të Rendit janë paraqitur në zyrat e ambasadës.