Pesë persona kanë humbur jetën në Zelandën e Re pasi një varkë për vëzhgimin e shpendëve u përmbys. Njëmbëdhjetë persona, kryesisht nga grupi i vëzhgimit të shpendëve, ishin në bord kur anija u përmbys të shtunën në gjirin Goose pranë qytetit të Kaikōura.
Advertisements
Policia nuk dha detaje mbi aksidentin, por kryebashkiaku i Kaikōura, Craig Mackle tha se ka dyshime që varka ishte përplasur me një balenë që po dilte në sipërfaqe.
Mackle tha se kushtet ishin “perfekte” dhe se zyrtarët pretenduan se balena ishte shfaqur poshtë anijes, duke bërë që ajo të përmbysej.
Advertisements
Nëse anija do ishte përplasur me diçka tjetër, për shembull një trung, do të kishte lënë një vrimë të madhe në varkën 8.5 metra, shtoi ai, gjë që nuk ka ndodhur.
“Kjo është një ngjarje tragjike që prek shumë jetë”, tha Mackie në një konferencë shtypi.
Të mbijetuarit e incidentit, përfshirë kapitenin e varkës, u dërguan të gjithë në spital. Një prej tyre ka pësuar lëndime të lehta.
Pasagjerët e anijes ishin pjesë e një grupi vëzhgues zogjsh që besohet të ishin mbledhur nga i gjithë vendi. Tre helikopterë morën pjesë në operacionin për shpëtimin e tyre.
Kaikōura është e njohur dhe një numër biznesesh lokale ofrojnë udhëtime me varkë dhe shëtitje me helikopter për të parë balenat dhe delfinët.