Sulmi ndaj TIMS, Hajdarmataj tregon që të dhënat e çdo qytetari janë sheshit: Njerëz me rekorde kriminale duan të blejnë. Ja kategoritë më të interesuara

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj është shprehur se sot të dhënat e çdo qytetari janë lehtësisht të aksesueshme, pasi janë sheshit. Në një intervistë për mediat, Hajdaramaj komentoi edhe sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS.

Advertisements

Për Hajdarmatajn, dy janë kategoritë që janë të interesuar të jenë blerës të të dhënave: avokatë dhe persona me rekorde kriminale.

“Fashoja që mund të them që janë blerës të këtyre të dhënave janë avokatë, për të bërë hetime të tyre në mbrojtje të klientit. Kur të dhënat që dolën në e-Albania të parët që ishin të interesuar ishin avokatë.

Advertisements

Edhe nga propaganda që bëhet, të dhënat tona fatkeqësisht janë të aksesueshme për çdo njeri, një qytetar i thjeshtë bën një kërkim të thjeshtë dhe gjen të dhëna. Nuk mendoj se ne jemi shumë sensititv përpara kësaj situate sepse në fund të fundit të dhënat tona janë sheshit.

Në aspektin e aktivitetit kriminal do të thoja që persona me aktivitet kriminal janë të interesuar të blejnë këtë të dhëna. Në sistemin TIMS është inkorporuar vetë edhe sistemi i Interpol, pra çdo person kur paraqitet në pikën kufitare apo edhe për makina të vjedhura i dalin menjëherë të dhëna”, tha ai.

Artikulli paraprakIku për boronica në Kukës, por nuk është kthyer prej 10 ditësh, ç’po ndodh në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë për gjetjen e të riut
Artikulli tjetër“A është gjallë Ervis Martinaj?”/ Plas debati në Komision për të shumëkërkuarin, deputeti ngre alarmin: Shteti ngre duart, zv.ministres nuk ia ndjen!