Sot nis viti i ri shkollor, 29 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banka

Sot nis viti i ri shkollor parauniversitar. Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë. Sipas të dhënave, numri i nxënësve që nisin klasën e parë është rreth 4% më i ulët se një vit më parë.

Advertisements

Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë.

Ditën e djeshme, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar me anë të një videomesazhi nxënësit dhe mësuesit.

Advertisements

Lexo edhe: Shkollat që nuk hapen të hënën, të dëmtuara nga tërmeti, të amortizuara dhe pa nxënës
“Me lajmin që ky vit i ri shkollor vjen me shumë risi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm!”- thuhej në statusin e publikuar së bashku me videomesazhin e saj.

Ministrja Kushi nënvizoi se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu u përmend edhe përfshirja e lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në klasat e para, abetarja e re, si dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë.

Artikulli paraprakPërlotet publiku: Ngel shtatzënë në burg, sëmuret rëndë dhe i marrin fëmijën…
Artikulli tjetërParashikimi i motit për sot, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat