Skadon 24 orëshi nga ultimatumi i Ramës, Antiterrori dhe RENEA zbarkojnë tek ambasada e Iranit

Kanë kaluar 24 orë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

Advertisements

Rama u dha kohë 24 orë diplomatëve të iranit që të largohen nga vendi, pasi njoftoi vendimin drastik të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Në këto momente Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv kanë hyrë në ambasadën e Iranit dhe pokontrollojnë godinën. Mësohet se stafi i ambasadës së Iranit nuk ka dorëzuar çelësat e godinës dhe nuk ka hequr flamurin.

Advertisements

Kutojmë që mbrëmjen e djeshme tym dhe zjarr është parë pas mureve të larta të godinës së ambasadës iraniane në Tiranë. Dokumente të ndryshme u asgjesuan me djegie në një fuçi metalike.

Ky vendim drastik për ngrirjen e marrëdhënieve mes dy vendeve ka ardhur pas sulmit kibernetik të 15 korrikut mbi sistemin e të dhënave online të qeverisë.

Artikulli paraprakE rëndë! Helmohen nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri në Fier
Artikulli tjetërBlerina Gjylameti: 20 Mijë Lekë shezlloni nuk është shtrenjtë!