“Shumë shpejt do të habiteni më gjëra të tjera”/ Berisha e akuzoi se mbylli “dosjen ruse” të Bashës, paralajmëron Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se shumë shpejt, do të dalin në dritë histori të tjera në lidhje me financimet ruse në Shqipëri.
“Financimi rus i PD është denoncuar nga PS dhe Taulant Ballës, Erion Braçes e me radhë, nuk kanë lënë gjë pa iu thënë e bërë.

Advertisements

Çfarë kërkoni sot? Basha ka dalë e ka treguar përrallë me 500 vullnetarë nga diaspora që financuan paratë, por nuk vunë emrat. Ja ku jemi sot, shumë shpejt do të habiteni me gjëra të tjera”, tha Rama në bashkëbisedim me gazetarët e qytetarët në rrjetet sociale.

Pasi iu kujtua që Sali Berisha e ka akuzuar se ka qenë ai që i ka mbyllur “dosjen ruse” Bashës në drejtësinë shqiptare, Rama tha: “Ai është monumenti i shpifjeve dhe gënjeshtrave. Është llumi më i madh që ka pasur Shqipëria.

Advertisements

Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë. A nuk është i njëjti që e mbrojti me pathos Lulzim Bashën?

Ku hyj unë tani? Ku është dora ime në këtë mes. Por kjo është historia e një shejtan-budallai që torolis një vend të tërë duke iu tërhequr për hunde të gjithë ju – jo mua, jo PS – por ju që vazhdoni e pranoni që ta konsideroni si pikë referimi, si subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj e të futet në mes të debatit publik. Është katastrofë”.

Artikulli paraprakMeteorologët lëshojnë alarmin/ Tajfuni Muifa ‘bën kërdinë’, por rekordet e temperaturave të larta dhe në vjeshtë nuk ndalen në këtë shtet
Artikulli tjetërLargimi i Gledis Nanos/ Çfarë ndodhi në zyrën e Ministrit Çuçi? Rama e pranon për herë të parë: Ia kërkuam dorëheqjen