Shoferja u tremb nga makina që e parakaloi dhe doli jashtë rruge, plagosen 4 persona, dërgohen me urgjencë në spital(Video)

Aksident në autostradën Levan – Tepelenë. Një automjet tip Toyota ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal. Burimet paraprake bëjnë me dije se 3 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.

Advertisements

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Po të njejtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër.

Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër. Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.

Advertisements

Artikulli paraprakE rëndë në Bulqizë, po kulloste bagëtitë, 53 vjeçari humb jetën pasi u rrëzua nga lartësia e një shkëmbi
Artikulli tjetërKapen shqiptarët me “shtëpi bari” në Britani, vidhnin çdo ditë 11 mijë paund energji