Sesion i ri, avaz i vjetër/ Enkelejd Alibeaj vijon të sillet si drejtues i PD-së, i cakton partisë prioritetet

Shtatori nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në pozicionimin e palëve në Partinë Demokratike.

Advertisements

Enkelejd Alibeaj, deputet i kësaj partie, vijon të sillet si drejtues i saj dhe ka prezantuar “objektivat” e grupit të PD, në sesionin e ri parlamentar, pa marrë aspak parasysh pjesën tjetër të partisë, që është shumica dhe drejtohet nga Sali Berisha.

Alibeaj prezantoi tre objektivat që ka caktuar vetë, konkretisht reforma zgjedhore dhe territoriale, dekomunistizimi i shoqërisë dhe reforma për anti-korrupsionin dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Advertisements

“Grupi Alibeaj” përbëhet nga një numër i vogël deputetësh, por jo i papërfillshëm, veçanërisht nëse ata do të bashkojnë votat me mazhorancën për nisma të caktuara legjislative, që synojnë të godasin Berishën dhe Metën.

“Ato që u deklaruan sot ishin prioritetet parlamentare, unë nuk dua asnjëherë të ngelem pas me të shkuarën, çoroditja e opozitës e ka bërë të lehtë Ramës të bëjë përshesh, sot duhet të kalojmë në akte e veprime konkrete, ajo që na bën bashkë janë këto cështje e prioritete, si reforma legjislative dhe kontrolli parlamentar, aksioni politik ai që na bën bashkë”, tha ndër të tjera Alibeaj.

I pyetur se çfarë po ndodh me gjyqin në apel për drejtimin e Partisë Demokratike, Alibeaj tha se nuk ka ndonjë informacion dhe mbetet në pritje të vendimit të gjykatës.

Artikulli paraprak“Zëri yt është i fuqishëm”/ Presidenti Begaj dekoron këngëtaren e njohur shqiptare me titullin e lartë “Naim Frashëri”
Artikulli tjetër7 të vdekur nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë në Kinë