Sali Berisha flet për shembjet te “Prestige Resort”: Urdhër i Edi Ramës në kundërshtim me ligjin, përpjekje për të shkatërruar median

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për shembjet e pishinave në ambientet e resortit “Prestige” në Golem të Kavajës, në pronësi të sipërmarrësit të njohur Irfan Hysenbelliu. Sipas Berishës, aksioni i IKMT është një urdhër në kundërshtim me ligjin të Edi Ramës.

Advertisements

“Të gjitha të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me një përpjekje të hapur për të shkatërruar një grup mediatik, i cili duket nuk u përputh plotësisht me kërkesat politike të Edi Ramës”, u shpreh kryetari i PD në një konferencë për mediat.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Advertisements

Me ato që unë kam lexuar, konstatoj se Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesëve të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga vetë Edi Rama, çka e bën ata përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit.

Së dyti, qoftë dhe në zbatim të ligjit të një akti të tillë kur resorti është plot me turistë, vetëkuptohet, ëhstë normale të shpresojmë ta zgjasim sezonin, është akt i mirëfilltë banditesk. Goditje që i jepet këtij sektori, shembulli më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë.

Ajo të cilën unë dënoj me forcën më të madhe, sfondi politik i këtyre veprimeve. Janë të dënueshme, janë antikushtetuese, janë antiligjore, përpjekjet për të shkatërruar një grup mediatik në kundërshtim me ligjet. Të gjitha të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me një përpjekje të hapur për të shkatërruar një grup mediatik, i cili duket nuk u përputh plotësisht me kërkesat politike të Edi Ramës.

Në çdo rast, ndaj çdo ndërhyrje me bekgraund politik, ne jemi katregorikisht kundër dhe e dënojmë. Është shpërthimi i një urrejtjeje të papërmbajtur të një njeriu që nuk di, për shkak të shkallës së tmerrshme të inkriminimit të tij, nuk di ku të fusë kokën. Përpiqet të shuajë mediat. Vetëm për aferën e djegësve atij i takojnë 60 vite burg. Ky akt i shëmtuar që ai kryen ndaja pronave të një kompanie, është kryekëput politik.

Artikulli paraprakVjen kthesa drastike! Vendi përfshihet nga rrebeshet dhe rënie temperaturash, por ja si do të na surprizojë moti javën e ardhshme
Artikulli tjetër“Si tentuan të më përdh*nonin nga liqeni”/ Moderatorja e njohur shqiptare bën rrëfimin tronditës: Erdhi mu afrua, më kapi nga supet dhe …