Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, kohë kur drejtohej nga vetë ai.
Advertisements
Në një status në Twitter Basha shkruan:
Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë.
Advertisements
çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.