Rama prezanton paketën e krizës: Paga minimale 34 mijë lekë, rritje për punonjësit e Administratës dhe Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e dytë të rezistencës për përballimin e krizës. Kreu i qeverisë bëri me dije se me këtë ndërhyrje paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë.

Advertisements

Rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Administratës, Policisë së Shtetit dhe Burgjeve. Rama tha gjithashtu se pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.

“Do të thotë për shembull për pensionet. Indeksohen zakonisht një herë në vit në muajin prill. Këtë vit janë indeksuar në këtë muaj duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit. Për herë të parë do të riindeksohen. DO të kemi riindeksim të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indkesiomi i përparshëm por në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Advertisements

Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët me ndërhyrjen dytë dhe me një paketë afatmesëm do të rrisim pagat për administratën. Do të rrimë po ashtu pagat për Policinë e Shtetit dhe Burgjeve. Rritja edhe njëherë e pagës mininale, nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë”, tha Rama.

Artikulli paraprakKriza energjetike, Rama: Kush harxhon mbi 800 kwh do paguajë me çmimin e tregut
Artikulli tjetërIsh zv.ministri i Brendshëm paralajmëron: Irani ka marrë gjurmët e gishtërinjve, do t’i përdorin kundër nesh