“Po zienin makarona”, 4 shqiptarët kapen duke u kujdesur për fermën e kanabisit në Britani(Emrat)

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe kanë dalë para gjykatës në Britaninë e Madhe, për shkak se akuzohen se kishin ndërtuar një “shtëpi bari” me një vlerë prej 1.6 milion paundësh.

Advertisements

Ata kishin sfiduar sistemin në Britaninë e Madhe, pasi shtëpitë ku rrisnin kanabisin, e kishin pak metra larg Gjykatës së Kurorës Carlisle .

Shqiptarët e arrestuar janë: 29-vjeçari Nikolin Progni, 42-vjeçari Klaudio Lekndreaj, 28-vjeçari Klaurent Lena dhe i pandehuri më i ri, 22-vjeçari Andrea Vukaj.

Advertisements

Sipas raportimit të medieve të huaja, ata kishin kompletuar objektin me sisteme profesionale ndriçimi dhe ujitjeje. Objekti më parë kishte funksionuar si një klub nate. Përpos kësaj shqiptarët vidhnin edhe një sasi prej 11 mijë paundës energji çdo ditë.

Katër të rinjtë që drejtonin ‘fermën’ dolën të gjithë para gjykatës, pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

“Shtëpia e barit” u zbulua me 6 korrik të këtij viti, ku u gjetën 778 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje.

“Policët hynë në ndërtesë dhe gjetën një numër dhomash në errësirë dhe disa dhoma të ngritura për prodhimin aktiv të kanabisit”, tha prokurori.

Të pandehurit ishin pajisur me dhoma banimi, ku në to kishte shtretër, një tavolinë dhe garderobë dhe një kuzhinë, ku po zienin makarona në momentin që Policia u fut në ndërtesë.

Artikulli paraprakZhduket në Greqi biznesmeni i njohur shqiptar, ja personi i fundit që takoi(Detaje)
Artikulli tjetër“Nxitë imazhin e turizmit shqiptar në sytë e botës”, Meta reagon sërish për aksionin te “Prestige Resort”