“Po martohet sepse pret një fëmijë”/Armina Mevlani tregon si qëndron e vërteta dhe zbulon detajet e reja nga dasma

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë dashurinë e tyre gati 10- vjeçare në një ceremoni në fund të muajit. Pasi dasma e tyre u shty prej pandemisë, çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit.

Advertisements

Lajmin e konfirmoi vetë blogerja në “Goca dhe Gra”, teksa tregoi edhe detaje të tjera nga dasma e shumë pritur. Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

Së fundmi ish- modelja ka zbuluar sërish detaje nga dasma ndërsa u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka hedhur poshtë fjalët se po bën një dasmë për arsye sepse është në pritje të një fëmije.

Advertisements

Një ndihmë e madhe për Arminën ka qenë dhe kunata e saj Argita Malltezi, e cila i është gjendur pranë për çdo detaj të dasmës.

Gjithashtu blogerja tregoi se menyja e dasmës do të jetë sa më traditcionale dhe do të jenë të ftuar më pak se 300 persona. Armina shtoi se dhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha është mbështetës dhe e ka miratuar datën e dasmës.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.

Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- tha Mevlani për “Goca dhe Gra”.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Berat, “benz”-i me targa angleze kryen manovra të rrezikshme dhe përplas “Fiat punto-n” në Berat, plagosen 3 persona
Artikulli tjetërShkencëtarët ‘zgjidhin’ misterin, ja pse gratë kanë më të ftohtë se burrat