Plas sherri në mes të rrugës, trajneri i njohur i futbollit rrihet me ish-gruan e tij (Video)

Trajneri skuadrës azerbajxhanase të Neftçi Baku, Laurentiu Regenkampf dhe ish-bashkëshortja e tij, njëkohësisht agjente futbolli, Anamaria Prodan janë bërë protagonistë të një sherri të rëndomtë në mes të rrugës.

Advertisements

Ish-çifti nga Rumania nuk janë përmbajtur dhe janë përleshur fizikisht në ambient publik. Sipas mediave rumune, pas kësaj dhune të dy janë shoqëruar drejt komisariatit dhe kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Anamaria Prodan thotë se trajneri Regenkampf ka qenë i dehur dhe ka hyrë me dhunë në shtëpi duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë.

Advertisements

Nga pamjet shihet sesi Laurentiu Regekampf e godet vazhdimisht në fytyrë, por dhe ajo e sulmon gjithashtu.

Artikulli paraprakStuhi të forta dhe rrezik për tornado! Ja çfarë pritet të ndodhë me motin në orët e mbrëmjes, zonat më të prekura
Artikulli tjetërAstrologia Meri Shehu parashikon fatin për çdo shenjë: Ja çfarë na pret këtë javë