Për herë të dytë, Banka Qendrore Evropiane merr vendimin e fortë për Euron

Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar një rritje rekord të normave të interesit në eurozonë, e kjo me synimin e luftimit të inflacionit.
Banka ngriti të gjitha normat e saj kryesore me 0.75% dhe paralajmëroi se ka të ngjarë të rrisë përsëri normat më vonë gjatë këtij viti. Banka rriti normat e interesit në korrik, e para në më shumë se 11 vjet.

Advertisements

Çmimet në kontinet po rriten me ritmin më të lartë në 50 vite të shtyra nga kostot e larta të energjisë.

“Presionet e çmimeve kanë vazhduar të forcohen dhe zgjerohen në të gjithë ekonominë”, tha BQE pas vendimit të saj të fundit.

Advertisements

Bankat qendrore rrisin normat e interesit për të rritur koston e huamarrjes, gjë që duhet t’i bëjë njerëzit të marrin hua dhe të shpenzojnë më pak dhe të kursejnë më shumë. Në teori, kjo ndihmon në frenimin e rritjes së çmimeve. Inflacioni në mbarë botën po nxitet nga çmimet më të larta të energjisë. Çmimet po rriteshin më shpejt ndërsa ekonomitë u rikuperuan nga efektet e pandemisë së koronavirusit, por ato u ngritën më tej për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ajo shtoi se nëse çmimet e gazit vazhdojnë të “rriten në qiell”, kjo do të sillte “recesion” në Europë:

“Nëse Ruia do të shkurtonte plotësisht furnizimet me gaz në BE, atëherë një skenar që BQE parashikon është racionimi i gazit në të gjithë zonën e euros dhe një recesion në vitin 2023”, tha zonja Lagarde.

Artikulli paraprakA i druhemi një kundër reagimi nga Irani? Befason me përgjigjen Ministri i Brendshëm, Çuçi
Artikulli tjetërKursi i këmbimit, 9 shtator 2022