Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish sot për aksionin e IKMT-së në resortin “Prestige”, ku u shembën dy pishina të konsideruara si të ndërtuara pa leje.
Advertisements
Në një postim në facebook, ish-presidenti thotë se hoteli ësshtë një nga investimet më dinjitoze në Adriatik. Por sipas tij ndërhyrja dhe shembja e pishinave nga IKMT, nxin imazhin dhe vlerat e turizmit shqiptar në “sytë” e botës.
“Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik.
Advertisements
Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin shqiptar!”, shkruan Meta.