Ilir Meta zhvilloi sot protestën e parë të Partisë së Lirisë, tek landfili i Sharrës në Tiranë. Kreu i PL thirri qytetarët te “vendi i krimit”, siç e quajti për të protestuar për aferën e inceneratorëve.
Advertisements
Mirëpo, ajo që mori vëmendjen ishte mungesa e Sali Berishës. Gjithashtu kishte një prezencë të pakët të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Në studion e “Log.” analisti Agim Baçi u shpreh se kjo ishte një mënyrë e Berishës për t’i thënë se popullin e 2 marsit ia kishte dhënë PD, Ilir Metës, kur protestoi si President i Republikës.
Advertisements
“Mua më pëlqejnë këto protestat praktike. Shkoi në një vend për të cilën ngre akuza reale. Mendoj që tani ndoshta Berisha po shesh që kjo është një kauzën e madhe. Kur Zonja Tabaku drejtonte komisionin hetimor, ai nuk donte t’ja jepte peshën këtij grupi. Tani nuk ia merr dot LSI, se ia shiti atëherë.
Janë politikanë, kur thonë do shkoj, duhet të ishin atje. Edhe zoti Berisha vetë mund të shkonte atje. Ishte një mënyrë që populli i 2 marsit ishte populli i PD që të erdhi mbrapa”, tha ai.
Megjithatë, kjo u kundërshtua nga nënkryetari i PL në studio, Agim Nesho i cili tha se pjesëmarrja e ulët erdhi edhe për shkak të largësisë së vendit të protestës.