Nga Saranda në Tiranë me vrap, atleti bën ëndrrën e tij realitet

I vuri detyrë vetes dhe ia arriti. Synimin e tij të përshkimit të distancës Sarandë – Tiranë me këmbë atleti Alush Çukari e ka bërë realitet.

Advertisements

Paraditen e së hënës Çukari ka përfunduar maratonën e tij personale, ku në orën 09.00 atleti arriti në sheshin Skënderbej dhe pikërisht përballë monumentit të Skënderbeut.

Me veshje sportive ku mbi shpinë në bluzën e tij kishte të shkruar “Ejani në Sarandë”, atleti Alush Çukari e vazhdoi rrugën duke u nisur nga Saranda drejt Tiranës.

Advertisements

Rrugën atleti nuk e përshkoi brenda një dite. Vrapimin e tij e ka realizuar dy herë në javë, duke vazhduar nga vendi ku e kish lënë për të ecur më tej.

Artikulli paraprakFlet vrasësi i shqiptarit në Greqi: E shtrëngova në fyt me litar, e bëra për të shpëtuar tim bir. I kam borxh 75 mijë euro
Artikulli tjetër“Nëse jam fajtor, kërkoj dënim me varje”/ Flet pa dorashka nga burgu Marjus Musaku dhe i tregon të gjitha: Ersida Dyrmishi ka bërë jetë luksi me mua