“Nëna e Brilant Martinajt i ka dërguar këtë SMS”/ Çfarë shkruante Vis Martinaj në mesazhin e fundit, gazetari Elton Qyno zbardh detajet e forta

Gazetari Elton Qyno tregoi në një intervistë televizive se para se Elvis Martinaj të zhdukej familja ka pasur kontakte në forma të ndryshme me të.

Advertisements

Ai tha se mesazhi i fundit i Martinajt ka qenë me xhaxhain e tij, më 8 gusht të këtij viti ku i kishte kërkuar të kishin kujdes pasi mund të kishte kontrolle.

“Pas disa minutash nëna e Brilant Martinajt, i ka çuar një mesazh ku e ka pyetur se nga kush duhet të ruheshin.

Advertisements

Nga ky moment ai nuk është përgjigjur më dhe familja nuk ka pasur më asnjë kontakt me të në telefon. Kur kanë nisur të kontrollojnë kamerat, kanë konstatuar se zona e Shijakut ka qenë vendi i fundit ku ai është zhdukur”, tha gazetari.

Gazetari tha se familjarët dyshojnë se Elvis Martinaj është tradhtuar nga shokët të cilëve iu besonte verbërisht.

Artikulli paraprak“Humbje e madhe për biznesin”/ Miliarderi ndërron jetë parakohe në aksidentin tragjik, Mercedes-i përplaset me barrierën rrugore
Artikulli tjetërMisteri i zhdukjes së Ervis Martinaj/ Karamuço zbardh skenarin: Kush e ‘shpërtheu’ kutinë e Pandorës