Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi shtim të lehtë të vranësirave duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme mbeten në zonat malore.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.
Advertisements
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.