Meta zbulon bisedën me kryeministrin: Ja çfarë i thashë Ramës për ministrin e Jashtëm

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përballjen e tij me analistin Baton Haxhiu, ka zbuluar edhe një bisedë të bërë me Edi Ramën, në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të Jashtëm.

Advertisements

Meta ka treguar në një emision televiziv se i ka kërkuar Edi Ramës që të vendosë një personalitet nga PS me përvojë ose ta merrte vetë këtë detyrë, por jo ti sjellë emra që nuk i njihte.

“Çfarë i kam thënë Edi Ramës për këtë çështje. I kam thënë, o zotëri, pa certifikatë sigurie prej 6 muajsh, ja ku e ke nga ministria e Jashtme me dokument. Ia bëjmë sot tha certifikatën. Dhe i them, si ia bën sot. Që të bësh certifikatë sigurie për një njeri që ka studiuar në Hungari, etj., ka procedura.

Advertisements

Dhe i thashë, ti e di se çfarë hallesh kam unë si president, etj. I thashë, ministër i jashtëm dihet çfarë pune ka, ose bëj një nga këta të PS-së që ka përvojë, ose merre vetë dhe bëjë këtë zv/ministër. Më tha që është djalë shumë i mirë, më i dituri në botë. Shumë mirë, bëjë ministër Arsimi, se e kishte bosh. Bëje ministër kulture, por tek e jashtmja unë nuk merresha vesh me atë tjetrin që kishte shumë përvojë, se unë dua t’i zgjidh këto gjëra, nuk dua t’i ngatërroj.

Kaq është e gjitha, këtu nuk ka asnjë lloj konspiracioni. Po të ishte për Vetëvendosjen, unë s’do i kisha bërë të dy. Dhe Gjykata Kushtetuese u shpreh për këtë çështje”, tha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Artikulli paraprakKeni bërë plane për sot? Atëhere hidhini një sy motit, ja zonat ku do të ketë reshje shiu
Artikulli tjetërE rëndë! Po kalonte kanalin Anglez, përmbyset varka me 45 emigrantë