Merret vendimi/ Shkarkohet prokurori i njohur i Tiranës (Emri)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranë, Julian Xengo.

Advertisements

Ky i fundit është shkarkuar pas problemeve të rezultuara me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.
Figura

DSIK ka depozituar dy raporte të ndryshme për prokurorin Xhengo, ku në të dytin ka konstatuar papërshtatshmëri për dyshime për përfshirje në veprime të paligjshme. Xhengo e kundërshtoi informacionin e DSIK duke e cilësuar si të përgjithshëm dhe të pabazuar në fakte. Ai theksoi se DSIK nuk kishte specifikuar asnjë rast konkret.

Advertisements

Relatorja Shuli evidentoi një rast kur nga sistemi TIMS rezultonte se subjekti kishte udhëtuar jashtë shtetit së bashku me disa persona të tjerë nga pika kufitare e “Hanit të Hotit”, por nuk konstatohej kthimi i tij me mjetin që kishte dalë. Sipas Shulit, nga sistemi TIMS rezultonte që Xhengo të ishte kthyer një vit më vonë me automjetin e tij.

Komisioni konstaton se mjeti me të cilin subjekti dhe persona të tjerë kanë kaluar përmes pikës kufitare “Hani i Hotit” ishte në pronësi të shtetasit S.Sh, i përfshirë në krimin e organizuar, megjithëse nuk rezultonte që të ishte drejtuar prej tij gjatë atij udhëtimi.

Shuli vërejti se subjekti ka deklaruar si pronar të mjetit një tjetër person dhe jo shtetasin S.Sh., që rezultonte i proceduar për krim të organizuar.

Prokurori Xhengo deklaroi se nuk kishte pasur dijeni se pronari i mjetit ishte shtetasi S.Sh., dhe se nuk e njihte këtë person, e aq më pak të dinte që ishte i proceduar. Ai shtoi se kishte deklaruar si pronar të mjetit personin që e drejtonte makinën gjatë udhëtimit.

Subjekti e kundërshtoi edhe konstatimin për kthimin e tij në Shqipëri pas një viti, duke argumentuar se rezultonte e provuar se kishte qenë duke ushtruar detyrën e prokurorit në atë periudhë. Sipas subjektit, kjo situatë ishte krijuar për faj të punonjësve të pikës kufitare, pasi nuk kanë shënuar hyrjen e tij në Shqipëri. Ai solli si argument faktin se nga të dhënat e TIMS për këtë udhëtim, rezultonte se dy nga personat me të cilët kishte kaluar pikën kufitare nuk ishin regjistruar në dalje, por vetëm në hyrje, sipas BIRN.

Konstatimet për profesionalizmin

Prokurori Xhengo është vlerësuar pozitivisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për profesionalizmin, por hetimi i Komisionit ka evidentuar shtyrje të afeteve të hetimit dhe vendimarrje lidhur me kallëzimet, jashtë limit të lejuar.

Ndaj prokurorit Xhengo janë depozituar 25 denoncime nga publiku. Nga verifikimi i denoncimeve ka rezultuar se subjekti ka proceduar me vendimarrje për mosfillim të hetimeve apo regjistrim të procedimeve penale në tejkalim të afateve. Po ashtu, ka rezultuar se ka vendosur pushimin e çështjeve apo ka zgjatur hetimin e çështjeve pa kryer hetime.

“Duket se prokurori ka vendosur zgjatjen e hetimit duke argumentuar arsyet dhe në vijim e ka zgjatur hetimin sërish dy herë me të njëjtin argument ‘copy paste’”, vërejti relatorja Shuli.

Në vijim, Shuli relatoi të tjera denoncime për zvarritje të hetimeve dhe të proceseve gjyqësore nga ana e subjektit, duke mos marrë pjesë në seanca. Po ashtu, ajo vërejti çështje ku nuk ishte e qartë data e njoftimit të kallëzuesve për vendimarrjet.

Në seancë u evidentuan edhe dy denoncime nga ku kishte rezultuar se kishte pasur zvarritje në hetimin e punonjëse të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, ndërsa në tjetrin është konstatuar se një kushëri i subjektit ka dhënë dëshmi në gjykatë lidhur me veprimtarinë e disa të pandehurve, punonjës të “ÇEZ Shpërndarje” të hetuar prej tij. Denoncuesit kanë pretenduar se subjekti i ka penalizuar për të shmangur hetimin e të afërmit të tij.

Prokurori Xhengo shpjegoi se kishte hetuar 15 punonjës të ÇEZ për vjedhje duke shpërdorur detyrën, pasi kishin lëshuar fatura të pamatura gjatë orareve të natës dhe në pak sekonda larg njëra-tjetrës, duke theksuar se ishin fiktive dhe kishin dëmtuar financiarisht me të padrejtë abonentët.

Ai këmbënguli se nuk kishte pasur asnjëherë njohje me kushëririn e tij të shkallës së dytë, duke pretenduar se e kishte parë atë për herë të parë në gjykatë. I pyetur nga Komisioni nëse vlerësonte se ishte në konflikt interesi në përfaqësimin e kësaj çështje pas konstatimit se dëshmitar ishte një i afërm i tij, Xhengo deklaroi se e kishte komunikuar këtë fakt tek drejtuesit, por ata i kishin thënë të vijonte. Sipas subjektit, në këtë çështje ishin kryer hetime voluminoze pasi ishin sekuestruar dhjetëra mijëra dokumente që ishin analizuar.

Xhengo kundërshtoi edhe konstatimin për zvarritje të hetimeve ndaj punonjësve të AKBN-së, duke theksuar se ai vetë kishte kryer që në fillim katër veprime hetimore dhe tre i kishin kryer oficerët e Policisë Gjyqësore.

Lidhur me vonesat në vendimarjet për regjistrimin e çështjeve, mosfillimeve dhe pushimeve të tyre, si dhe në zgjatjen e hetimeve tej afatit pa kryer veprime hetimore, Xhengo u justifikua me ngarkesën e madhe në punë. Ai theksoi se kishte pasur ngarkesë mbi mesataren për prokurorët e Tiranës.

Sipas Xhengos, ai u kishte dhënë prioritet në kohë veprimeve procedurale që kishin afate të përcaktuara, si ato të masave të sigurimit personal ose të ekstradimeve. Subjekti vërejti se vendimarrjet e tij për shtyrjet e hetimeve nuk ishin ankimuar, si dhe nuk rezultonte ndonjë rast që të ishin parashkruar veprat penale. Po ashtu, ai pretendoi se në çdo rast kishte kryer hetime të plota.

Lidhur me një rast kur vendimarja e subjektit i është njoftuar palës tre vjet me vonesë, Xhengo u shpreh se ishte detyrë e sekretarisë që të kryente njoftimin. Ai shtoi se në këtë rast pala kallëzuese ishte njoftuar pasi kishte kryer kërkesë për t’u informuar.

Artikulli paraprakSHBA nxjerr SKANDALIN: Putin ka financuar fshehurazi Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në zgjedhjet e 2017(Detaje)
Artikulli tjetërNdahet nga jeta njeriu më i vjetër në këtë shtet, s’do e besoni dot sa vjeç ishte ai