Me temperatura deri në 35°C, ja si pritet të jetë moti këtë javë

Tashmë kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtën, por gjithsesi edhe java që kem përpara na ka rezervuar temperatura të larta, rrjedhimisht edhe mot me diell.

Advertisements

Kështu pra, duke filluar nga dita e Hënë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në orët e mesditës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara në formën e shtrëngatave apo stuhive.

Situata meteorologjike ndryshon plotësisht gjatë ditës së Premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell dhe kryesisht në jug të vendit.

Advertisements

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Temperaturat gjatë kësaj jave parashikohet të arrijnë deri në vlerat 34-35°C ndërsa për ditën e premte parashikohet rënie e tyre por kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe qendër.

Artikulli paraprak“Janë futur edhe instrumente të qeverisë e oligarkë”/ Gazetari zbardh detaje të reja nga zhdukja e Ervis Martinajn: Ja kush e do të vdekur
Artikulli tjetër‘Europa nuk e ka parë akoma më të keqen’, paralajmërimi nga mediat greke: Pritet dimri më i vështirë që nga Lufta II Botërore