Ish-deputetja Rudina Hajdari ka publikuar këtë të hënë një foto me të bijën Sihana, të kapura për dore duke shkuar në shkollë. Siç duket, Hajdari ka vendosur që e vajza e saj të ndjekë shkollën në Shqipëri.
Advertisements
Sihana shkon në klasën e dytë dhe ish-deputetja uron që ajo dhe gjithë fëmijët e tjerë, sidomos ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, të bëjnë krenarë prindërit.
“Sihana sivjet shkon në klasë të dytë dhe unë e di se nuk ka kënaqësi më të madhe por edhe përgjegjësi më të vështirë për një prind se sa shkollimi i fëmijës.
Advertisements
Ndaj sot dua ti uroj shumë suksese nxënësve që ulen në bankat e shkollës, sidomos vogëlushëve që e kanë për herë të parë! Uroj t’ia dilni mbarë dhe ti bëni prindërit krenarë”, shkruan ajo, teksa ndan foto me të bijën nga Sheshi “Nënë Tereza”.