I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Mirditë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Fan të Mirditës. Policia bën me dije se pas një konflikti mes dy personave, njëri prej tyre me iniciale K.Gj. ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar.

Advertisements

Personi tjetër i përfshirë në sherr me iniciale P.P.m është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes ndërkohë që FNSH ka ngritur dy grupe kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Advertisements

Njoftimi i policisë

Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak4 shqiptarët kapen në shtëpi bari: Erdhëm në Angli me kamion, nuk gjetëm dot punë
Artikulli tjetërXhoana e puth në buzë/ Publikohet video kur Fatos Nano fik qirinjtë për 70-vjetorin e lindjes