Ministrja Belinda Balluku është shprehur sot se nga data 1 nëntor hapen aplikimet për të gjithë qytetarët që duan të vendosin panele diellore.
Advertisements
Sipas saj, thirrja do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe 70% të investimit do ta subvencionojë shteti.
“Për panelet diellore për ngrohjen e ujit, për ne nuk përbën diferencë nëse është në pallat apo shtëpi private.
Do ketë një aplikacion elektronik transparent ku qytetari do shikojë se i sati është në aplikim. Aplikimet e para janë 2000, por këtë numër e kemi vënë për efekt të numërimit.
Advertisements
Pastaj sa të përmbushen aplikimet e para, do hapim thirrje të tjera”, u shpreh ministrja e Energjisë.
Më tej, Balluku foli dhe për aplikimin e fashës së energjisë që do të vendoset nga 1 tetori, duke thënë se task forca do të jetë në terren për të parandaluar çdo tentativë.
“Qeveria me reformat e reja të vitit 2014 hoqi të gjitha fashat. Kontrata të dyfishta për ta ndarë shumën e konsumuar në 2 apo në 3 nënkontrata. Gjithçka zgjidhet nga momenti i dixhitalizimit të lexuesve. Ndaj ne kemi nxjerr task forcën në terren. Një nga detyrat që ka është të kontrollojë gjithë funksionimin e OSHEE.
Nga të gjithë analizat tona prej 1 milionë e 90 mijë abonentësh që OSHEE ka, 40 mijë familje janë ato që e kalojnë limitin e 800KWH. Padyshim që varet dhe nga kushtet e motit se mund të ketë familje që mund ta tejkalojnë këtë për 2-3 muaj.
Çmimi që ne do kërkojmë nga ERE, do jetë në fuqi deri në 31 dhjetor. Pastaj do ta rishikojmë, në varësi të prodhimit vendas që do kemi dhe çmimit të mishelës energjitike, do ulim çmimin për fashën apo do ta heqim fare”, vijoi ministrja.