Një trup i pajetë është gjetur në lumin Vjosa ditën e sotme.
Advertisements
Sipas njoftimit të policisë mësohet se viktima, shtetasi me ininciale N.K, 65 vjeç, dyshohet të jetë mbytur në rrjedhën e lumit.
Ndërkohë, nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.
Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.