Gazetarja Anduena Llabani thotë se i shumëkërkuari, Ervis Martinaj është larguar me makinë policie pas ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018 në kryeqytet, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Advertisements
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Llabani u shpreh se Martinaj u jepte hua biznesmenëve të ndërtimit në Tiranë dhe Vlorë
“E dini që në ngjarjen e bllokut, Ervis Martinaj është larguar me makinë policie? Ervis Martinaj nuk luante vetëm lojëra fati, xhironte miliona para se jepte hua, ua jepte biznesmenëve që merren me ndërtime në Tiranë. Këtë informacion Gledis Nano e ka pasur. Nuk mundet që një njeri i vetëm, pavarësish frymës që mund të ketë, ta bëjë i vetëm. Ka dhe informacion që drejtues të lartë të policisë, merrnin para për të gjithë drogën që hynte dhe dilte nga Porti i Durrësit”, theksoi ajo.
Advertisements
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish-Bllok gjatë një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hato.