Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Meta donte Bashkinë e Tiranës, por Berisha nuk ia dha. Ja kujt ia kishte premtuar

Në emisionin “Shqip” ishte i ftuar gazetari investigativ Adriatik Doçi për të folur për një nga temat që mban peshë publikun, rastin Meta.

Advertisements

Në studio u diskutua për zhvillimet më të fundit nga dyshja e opozitës Berisha-Meta, të ardhmen e e Metës në politikë, dosjen e Sigurimit të Shteti dhe revolucionin aq të trumbetuar prej tij. Zoti Doçi tha se Meta, ndryshe nga Berisha dhe Rama e ka firmosur me dorën e tij fundin e vet. Ai foli edhe për krisjen e raportit Meta-Berisha ku si shkak përmendi duelin për emrin që do drejtonte Bashkinë e Tiranës.

“Krisja Berisha-Meta u duk kur Meta tetoi të ishte protagonist i gjithë opozitës duke shpallur edhe kandidaturën për Bashkinë e Tiranës dhe përflitet që Berisha ka deklaruar që nuk do jetë Ilir Meta, por do të jetë Belind Këlliçi ose do të jetë një persosonalitet tjetër i PD. Megjithatë ajo që i mban të bashkuar është frika ndaj Reformës në Drejtësi.

Advertisements

Ndaj besoj se nuk do ketë një thyerje pa pasur një goditje nga SPAK ose një lloj raporti të veçantë me faktorin ndërkombëtar. U bë disa muaj që po hetohet afera e klubit Partizani ku është i implikuar kokë e këmbë Sali Berisha, por nuk besoj se kjo do ta çojë atë drejt fatit që mund të ketë Meta. Mendoj që target-grup është Meta. E mendoj këtë sepse Berisha dhe Rama ndryshe nga Meta nuk kanë firmosur drejtpërdrejtë dhe nuk janë implikuar vetë drejtpërdrejtë. Po të shikoni videon e Dritan Priftit ai shkonte në zyrë vetë me bllok.

E imagjinon dot Berishën të shkojë me bllok tek një ministër? Sepse duke qenë edhe një lider i një kapaciteti tjetër, e ka ruajtur deri diku staturën. Sigurisht që është përfshirë në korrupsion dhe vrasje me urdhra verbal por nuk është i implikuar drejtpërdrejtë. Berisha gjithmonë ka përdorur të tjerët, mund të rrezikohet vetëm nëse do të kemi ndonjë të penduar”, u shpreh Doçi.

Artikulli paraprak“Ore mos kalon prapë me Ramën ky?”, Ilir Meta “shkrihet” duke qeshur: Nuk dallohem për të shkuar nga fryn era
Artikulli tjetër“Do ta gjeni veten në kundërshtim me ata që kanë…”, njihuni me horoskopin për sot