Pas arrestimit të dy shqiptarëve të armatosur në Greqi, kanë dalë në dritë të tjera detaje rreth përfshirjes së tyre në krime. Shqiptarët e arrestuar janë Viktor Çala, 37-vjeç dhe Andi Beqiri, 23-vjeç.
Advertisements
Ndërsa dje janë paraqitur në gjykatë të veshur me jelek antiplumb, mediat greke bëjnë me dije se 37-vjeçari kishte marrë urdhër nga kreu i një grupi kriminal që trafikonte drogë në qendër të Athinës dhe në periferinë perëndimore të saj, për të ekzekutuar një 39-vjeçar rom në Agia Varvara.
Shqiptarët u arrestuan mëngjesin e së mërkurës pikërisht në Haidari. Shqiptari i arrestuar është jo vetëm emër i njohur për policinë e rajonit të Atikës, por edhe një nga emrat e mëdhenj të mafies shqiptare.
Advertisements
Nga hetimet, ka rezultuar që personi që kishte urdhëruar vrasjen e 39-vjeçarit është një i burgosur për trafik droge, i cili kishte kërkuar të vriste viktimën. Nga hetimet e deritanishme rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të përfshira në tregtinë e drogës dhe lufta e tyre për të dominuar tregun në Shën Barbaras dhe zonat më gjerë.
Për tentativën e vrasjes në qendër të Athinës, ai dëshmoi se ka vepruar me dëshirën e tij dhe ka qëlluar sërish viktimën për trafik droge dhe dominim në sheshet e narkomanëve të zonës.
PËRFSHIRJA NË VRASJEN E ZAFIROPOULOS
Njësia e Vrasjeve, megjithatë, duket se me hetimin e saj ka zbuluar se kush i dha xhelatit 37-vjeçar urdhrin për vrasjen në Shën Barbara. Sipas burimeve policore, drejtori ndodhet i burgosur në një burg në Kretë, i cili kishte luajtur rol kryesor në çështjen e mafies së burgjeve dhe ishte akuzuar për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos.
Organizatori i dyshuar përshkruhet nga burime policore si një ish-drejtues mafioz burgu. Para arrestimit të 37- vjeçarit (në një kontroll të rastësishëm) punonjësit e Policisë së Departamentit të Vrasjeve kishin mbledhur prova, sipas të cilave i burgosuri “i krimit madhor” u kishte dhënë urdhër nga burgu për vrasja e 39-vjeçarit në Agia Varvara.
Sipas njoftimit të policisë greke, në një kontroll të rastësishëm të kryer në makinën e 37-vjeçarit udhëtonte edhe 23- vjeçari Andi Beqir, të cilit iu gjet fillimisht një thikë e gjatë 18.5 centimetra. Gjatë kontrollit të detajuar u gjetën të fshehura nën tapiceri të bagazhit dy kallashnikov dhe në kroskot u gjetën dy karikatorë dhe një çantë me fishekë 94 dhe 7.62 mm.
Gjithashtu, në një kontroll të kryer në një banesë ku banonte 37-vjeçari i huaj, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me karikator me 8 fishekë. Të dy të arrestuarit janë akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në organizatë kriminale, grabitje, vjedhje, shkelje të ligjit për substancat narkotike dhe vepra të tjera. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.