Ervis Martinaj është gjallë? Gazetari: Ja ku dyshon policia që ndodhet i shumëkërkuari

Zhdukja e Ervis Martinajt ka qenë kryefjala e aktualitetit gjatë javë të fundit, i cili dyshohet se mund të jetë vrarë apo “vetë-zhdukur’.

Advertisements

Në lidhje me këtë ngjarja ka folur edhe gazetari Poli Hoxha për “Euroneës.al”, i cili është shprehur se një nga pistat kryesore të policisë në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është se ky i fundit është gjallë dhe ndodhet në një vend të Amerikës Latine.

“Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martin ajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine.

Advertisements

Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”, theksoi gazetari.

Artikulli paraprakBurrë e grua sulmohen me sëpatë në kokë, vajza heroinë shmang tragjedinë
Artikulli tjetërTurqia-Greqisë: Po kruhesh shumë, paralajmërimi i fundit!