“Edhe 100 të bëhesh kryetari ynë”, Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Familja do të ketë gjithnjë nevojë për këshillat e tua!

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos.

Advertisements

“Edhe 100 kryetari ynë”, shkruan Rama krah fotos së Nanos të cilit përveç shëndetit dhe harmonisë në familjen e tij, i uron dhe fitore të tjera në familjen e përbashkët politike e cila sipas kryeministrit do të ketë nevojë gjithmonë për këshillat e tij.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama në “Facebook”.

Advertisements

Ish-kryeministri Fatos Nano ditën e sotme feston ditëlindjen e 70-të.

Artikulli paraprak‘Çmendet’ moti, situata del jashtë kontrolli/ Përmbytje katastrofike në Italinë qendrore, 7 të vdekur
Artikulli tjetërBleu vota në zgjedhjet e 25 prillit, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kandidatin e LSI-së