Richard Roat , një aktor goxha i njohur, karriera e të cilit zgjati për rreth pesë dekada dhe u përfshi në role si: “Seinfeld”, “Friends” dhe “Dallas”, ka ndërruar jetë në moshën 89- vjeçare.
Advertisements
Karriera e Roat mori hov me telenovelën e hershme të viteve ’60 “The Doctors”, në të cilën ai u shfaq në 172 episode si Dr. Jerry Chandler. Roat më pas vazhdoi të shfaqej në “Hawaii Five-O”, “Cheers”, “Happy Days”, “The Mary Tyler Moore Show”, “The Golden Girls”, “The FBI”, “Westworld”, “Kojak” dhe dhjetëra programe të tjera televizive.
Në filmin “Friends”, ai luajti Burt, një koleg i shqetësuar i cili e qortoi Rossin sepse ishte lidhur me një studente. Në vitet ’90, Roat u shfaq në sitcom duke përfshirë “3rd Rock From the Sun”, “Ellen”, “7th Heaven” dhe “Mad About You”. Në fund të karrierës së tij, Roat mori role në “24”, “Medical Investigation” dhe “Cold Case”.
Advertisements
I lindur në Konektikat në vitin 1933, Roat interpretoi në Broadëay dhe në Teatrin Publik në Central Park, Teatrin Huntington Hartford në Los Anxhelos dhe në Pasadena Playhouse. Ai ishte gjithashtu adhurues i muzikës dhe luante violinë dhe pëlqente uiskit. Ai e donte sportin, gjithashtu, dhe ishte fans i Los Angeles Lakers dhe Angels