E shtuna dhe e diela me reshje shiu intensive, Shërbimi Ushtarak: Do shoqërohen me breshër dhe…

Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim e qendër deri të lartë.

Advertisements

Reshjet e shiut vijojnë të herëpasherëshme gjithë ditës me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut mbeten prezente por humbasin intensitet.

Dita e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës e prej mesdite mot kryesisht i kthjellët. Gjatë orëve të natës deri në mëngjes reshje shiu me intensitet të ulët.

Advertisements

Deri në mesditë përgjatë relieveve malore reshje lokale shiu. Era do të jetë nga jugperëndimi –veri perëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Artikulli paraprakPërmbytjet masive në Itali, merret vendimi drastik për dy qytete
Artikulli tjetërFatos Nano feston 70 vjetorin e lindjes, dalin fotot nga darka familjare e liderit historik të PS