Gazetari investigativ, Jeff German është vrarë. Mediat e huaja shkruajnë se German është goditur me thikë jashtë shtëpisë së tij në Las Vegas.
Advertisements
Sipas autoriteteve gazetari është vrarë pas një sherri që dyshohet se është bërë jashtë banesës së tij, ndërkohë autori i vrasjes është në kërkim nga policia.
Vritet me thikë gazetari investigativ, ja dyshimet e para të
Advertisements
“Ne besojmë se sherri ka ndodhur jashtë shtëpisë”, u tha gazetarëve Dori Koren, një zëdhënëse e policisë në Las Vegas.
Ndërsa Glenn Cook, redaktori ekzekutiv i Review-Journal, tha se German nuk u kishte komunikuar drejtuesve të gazetave ndonjë shqetësim për sigurinë e tij ose ndonjë kërcënim të bërë kundër tij.
Jeff German punoi për revistën Revieë Journal për 12 vjet, dhe para kësaj ai kaloi dy dekada duke punuar për Las Vegas Dream.