Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ndaj një automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin dy efektivë policie.
Advertisements
Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani ndodheshin pranë spitalit të Vlorë, kur nga një automjet tip “Volkswagen”, u qëllua disa herë në drejtim të tyre.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për News24 se është qëlluar me një armë tip pistoletë dhe disa gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, ndërsa makina me autorin është zhdukur në drejtim të rrugës së Lumit të Vlorës.
Advertisements
Ndërkohë, është arritur të sigurohen pamjet nga vendngjarja, ku shihet edhe automjeti “Audi”, ende i ndezur me të cilin udhëtonin dy policët, njëri i Patrullës së Përgjithshme të Vlorës dhe tjetri me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandë
s.