Një valë e fortë e motit të keq ka goditur rajonin Marche të Italisë qendrore në orët e fundit. Një rrebesh ka goditur qarkun e Ankonës, ku rrugët janë kthyer në lumenj dhe deri më tani kanë humbur jetën 7 persona.
Advertisements
Zjarrfikësit kanë gjetur në Bettolelle, një pjesë e komunës së Senigallia, trupin e një burri që u mbyt nga uji ndërsa ai ishte në makinën e tij.
Mes 3 të zhdukurve është edhe një fëmijë në Barbara, një nga komunat e provincës së Ankonës, e goditur nga vala e motit të keq që ka shkaktuar 7 të vdekur për momentin. Djali i vogël ndodhej me nënën e tij në makinë e cila u bllokua nga uji. Sipas asaj që u rikonstruktua në atë kohë nga ekipet e shpëtimit,
Advertisements
gruaja mundi të linte makinën me fëmijën në krahë, por më pas u mbyt sërish. Zjarrfikësit e kanë shpëtuar gjatë natës, por për foshnjën nuk ka asnjë gjurmë.
Zona është e izoluar dhe policia, karabinierët, Mbrojtja Civile dhe zjarrfikësja janë mobilizuar për të përballuar situatën.
Në fshatin e përmbytur Candiano uji ka mbërritur në katin e parë të banesave, ndërsa është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe lidhjet telefonike.
Autoritetet u bënë apel banorëve që të mos dalin nga shtëpia dhe të mos përdorin makina.