Çfarë pritet? Meta thirrje të fortë qytetarëve pak orë para protestës: Ejani të shikoni me sytë tuaj skenën e krimit!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar qytetaret qe te dalin sot në protestë ne orën 18:00, tek inceneratori i Tiranës, ose siç tha ai “tek skena e krimit”.

Advertisements

“Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vend ngjarje dhe në vend krim, tek inceneratori i Tiranës në orën 18:00 dhe me këtë rast dua ti falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që cdo ditë gjeneron dhjetëra miliona euro për persona në kërkim, në mbrojtje të kokës së kësaj afere që është Edi Rama

Dua ti ftoj qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji

Advertisements

Për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare.

Të bëhemi bashkë sot në mënyrë që mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat kur të fillojë shkolla, me numrin në rënie të nxënësve dhe Shqipëria mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të rejat.

Ndaj i ftoj të gjithë të jenë atje, për të pare me sytë e tyre këtë skenë krime dhe për të vënë gishtin mbi faktet. Për fat të keq drejtësia ka kohë që nuk i shikon për arsye se partia në pushtet e ka zënë për fyti”, tha Meta.

Artikulli paraprak“Të dua”, çkemi, si je”/ Tina Pajollari i tregon të gjitha për vrasjen e Martin Çeços që tronditi opinionin publik: Unë e…
Artikulli tjetërIku për boronica në Kukës, por nuk është kthyer prej 10 ditësh, ç’po ndodh në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë për gjetjen e të riut