Çfarë po ndodh? 16 gropa gjigante shfaqen në këtë vend, ekspertët shpjegojnë fenomenin e pazakontë

Gjashtëmbëdhjetë gropa gjigante janë hapur në një rajon turk brenda disa muajsh pasi thatësira shkaktoi shembje të gurit gëlqeror.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë vrimat e mëdha në një fushë në Luginën e Konyas, të cilat u formuan në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Advertisements

Sipas ekspertëve, krateret më së shpeshti ndodhin në ‘terren karstik’ ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësorë që qarkullojnë nëpër të.

Eksperti Fetullah Ar?k nga Universiteti Teknik i Konias (KTÜN), ka thënë se tani ka më shumë se 2600 gropa në Rrafshin e Konyas.

Numri i gropave po rritet çdo ditë në rrethet Cihanbeyli, Yunak, Kulu, Sarayönü dhe Kad?nhan?, sipas tij.

Këto janë ekzaminuar nga ekspertë të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe KTÜN.

Sipas studimeve, gropat tani po formohen në zonat bujqësore, zonat e banuara dhe zonat ku është investuar në energji.

Artikulli paraprakGazetarja e njohur rrëzohet keq në mes të skenës gjatë emisionit LIVE duke u përballur me momentin e sikletshëm
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi