Korrdinatorja e njësisë Antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Birisida Shehaj është përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevizu. Të dy e kanë nisur bisedën për kompanitë offshore për të mbuluar aferën e inceneratorëve.
Advertisements
Sipas Shehajt, dokumentet që ajo po prezantonte se disa kompani të regjistruara offshore në shtete të ndryshme, janë të lidhura me të njëjtin person, i cili është shqiptari Klodian Zoto. Moderatori ka kërkuar më tepër sqarime të dy janë përfshirë në debat.
Debati në studio mes Fevziut dhe Shehajt:
Advertisements
Fevziu: Nje person që administron domain, është i njëjti, fatura i shkon atij. Ti do thuash është i kriminalizuar?
Shehaj: Po kjo sipër bën administrimin e domain.
Fevizu: Po se ajo e administron
Shehaj: Po si mund ta bëjë ky biznesmeni, o zotëri është administratorit të Tiranës
Fevziu: Po tani ku e di unë… në rregull
Shehaj: Po ky është pronari o Fevzi
Fevziu: Po le të jetë
Shehaj: Po jo se s’ka lidhje marrëdhënie fare
Fevizu: Nuk po e relativizojmë fare, nëse keni informacion që është kriminel këtë na thuaj. Se një administrator ka domainet e shtatë portaleve. Ai s’ka lidhje
Shehaj: Po të lutem, ai është ndër pronarët real të inceneratorit
Fevziu: Marrëdhënia mes kompanive është tjetër…
Shehaj: Ne atë po themi, shteti nuk po funksionon fare
Fevziu: Tani a po përdoren këto para apo jo? Të gjithë të shkojnë në burg.
…
Shehaj: Si nuk të bën përshtypje, nuk keni bërë asgjë si media
Fevziu: E para nuk më tregon se çfarë të bëjë se vet e keni thënë që ky është një nga emisionet që nuk është i paguar.