Aksidentoi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre te vijat e bardha, përfundojnë hetimet për Ajas Sulejmanin

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në Gjyq çështjen ndaj Ajas Sulejmanit.

Advertisements

Kërkesa e prokurorisë së Tiranës për gjykimin e dënimin e Sulejmanit ka tre akuza, kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet dhe largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Advertisements

Aktualisht Sulejmani ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Nga aksidenti fatmirësish nuk u shënuan viktima, por mbetën të dëmtusr tre pjesëtaret e familjes Konomi.

Familja Konomi me deklaratë noteriale ka falur Sulejmanin duke mos pasur asnjë pretendim ndaj tij.

Artikulli paraprakMerr flakë automjeti, për pak sa nuk digjen për së gjalli, nëna, vjehrra dhe dy fëmijët
Artikulli tjetërKëngëtarja e njohur shqiptare i bën vetes dhuratën mijëra euro(Foto)