Aksident në rrugën e Arbrit, makina përfundon në kanal, plagoset shoferja dhe një fëmijë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Advertisements

Në vendin e quajtur “Ura e Spates” një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë.

Advertisements

Mësohet se mjeti po vinte nga Klosi dhe është përplasur me hekurat e urës, duke rënë më pas në humnerë.

Në mjet ka qenë duke udhëtuar një grua bashkë me një fëmijë të mitur. Fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa është plagosur lehtë gruaja, drejtuese e mjetit e cila është dërguar në spitalin e Matit, ndërsa nuk ka pësuar lëndime e bija. /abcnews.al

Artikulli paraprakIshte maskuar, forcat ukrainase zënë rob gjeneralin më të lartë rus që nga Lufta e Dytë Botërore
Artikulli tjetër“Po babi është gjallë?”, momente emocionuese, vajza flet për herë të parë me nënën biologjike pas 43 vitesh: Mos qaj! Kanë varrin, ke dhe vëllanë aty…