Humb jetën në një aksident tragjik shqiptari në Greqi. Ngjarja ndodhi në ishullin e Lesvos.
Advertisements
Erzen Mazellin 43 vjeç, ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe është përplasur në një pemë në zonën Polihnitou të ishullit, pranë aeroportit.
Në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë rrugore dhe zjarrfikësit të cilit kanë nxjerrë trupin e 43-vjeçarit nga makina komplet e shtypur pasi përplasja ka qenë shumë e fuqishme.
Advertisements
Ai është çuar në fillim në qendrën shëndetësorë të ishullit e më pas spitalin e Mitilinit për procedurat e mjekut ligjor.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.