Gazetari Xhevahir Zhabina tregoi detaje nga dosja hetimore për Ervis Martinajn, ku gjatë një interviste me gazetaren Esmeralda Mulaj, tha se Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek dëshmitë e familjarëve dhe ka nën vëzhgim të afërmit dhe miqtë e të shumëkërkuarit.
Advertisements
“Nga verifikimet rezulton se Ervis Martinaj të ketë lëvizur drejt Kosovës, Spanjës, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek familjarët.
U është marrë një dëshmi por do u merren sërish. Ka edhe të afërm të Ervis Martinajt që po vëzhgohen dhe shoqëria e tij”, u shpreh gazetari.
Advertisements
Ai tha më tej se agjenti Jeton Lami, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Martinajt, ka vendosur të heshtë.
“Jeton Lami ka vendosur të heshtë. Ai nuk ka ndërmend që të flasë, e ka vendosur. Lami ka kërkuar edhe një masë më lehtë sigurisë. Nuk mendoj që jeton Lami do të jetë një bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shpreh ai.